Insajderi
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë

Insajderi
25 February 2026 - 11:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policor. Aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari.  

Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark