Insajderi
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Insajderi
08 May 2026 - 08:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person i dyshuar është arrestuar lidhur me një rast të gjuajtjes me armë zjarri, i ndodhur më 06.05.2026 në Prishtinë.

Njësia për Reagim të Shpejt e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, mbrëmë ka arrestuar personin e dyshuar për gjuajtje me armë zjarri, ndërsa gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, personi i dyshuar është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark