×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohet një person i dyshuar për shpërthimin në Stamboll

    Insajderi
    14 November 2022 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar njëri nga personat e dyshuar për shpërthimin që ndodhi në Stamboll të dielën, ku vdiqën gjashtë persona dhe u plagosën mbi 80 të tjerë.

    Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, të hënën në mëngjes tha se personi i arrestuar dyshohet se e kishte vendosur bombën.

    Soylu tha se përgjegjës për sulmin është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

    PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste, shkruan BBC

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark