×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës në Podujevë

    Insajderi
    22 June 2023 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje nga njësitet policore të statcionit të Podujevës është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të veturës.

    Rasti në polici është raportuar me datën 14.06.2023, nga ankuesi të cilit i është vjedhur vetura në fshatin Lluzhan të Podujevës.

    Personi i dyshuar është me inicialet B.Xh, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Nga hetuesit policor, është gjetë dhe sekuestruar vetura e raportuar e vjedhur.

    Personi i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura e vjedhur i  është kthyer pronarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark