×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Ferizaj, duke keqpërdorur kartelat bankare kreu blerje në vlerë mbi 17 mijë euro

    Insajderi
    17 May 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Ferizaj, pasi duke keqpërdorur kartela të ndryshme bankare ka kryer blerje në dyqane në vlerë rreth 17 mijë e 400 euro.

    Policia njofton se arrestimi i tij është bërë pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    “Ferizaj 16.05.2023 – 20:30. Pas hetimeve të zhvilluara Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari kosovar pas i njëjti duke keqpërdorur kartela të ndryshme bankare ka kryer blerje në dyqane të ndryshme në vlerë rreth 17 400 euro”, thuhet në raportin policor.

    Në cilësi të provave materiale, nga i dyshuari janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa fletëpagesa bankare.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë apo të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark