Është arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.