Një person është arrestuar në Klinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy burra pas një mosmarrëveshjeje.
Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 19:25. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa thika është konfiskuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Klinë 09.11.2024-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, njërin prej tyre me mjet të mprehtë-thikë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Thika është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”