Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Lipjan, policia i gjen marihuanë gjatë kontrollit

Insajderi
13 February 2026 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Lipjan, policia i gjen marihuanë gjatë kontrollit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar të enjten në mbrëmje në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit, nën dyshimin për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Rreth orës 18:20, policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, të cilit gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit i dyshuari është intervistuar nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark