Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 majit 2026, rreth orës 23:52. Viktima ka deklaruar se i dyshuari kishte tentuar të dalë me veturë në qytet në gjendje të dehur, mirëpo ishte penguar nga familjarët. Pas kësaj, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti:
Prishtinë / 09.05.2026 – 23:52. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën m/k. Sipas viktimës i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur por nuk ishte lejuar dhe për atë shkak ishte sulmuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.