×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një person për dhunë në familje, pas kontrollit në gjepat e tij i gjenden mijëra euro, policia jep detaje

    Insajderi
    29 June 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, por pas kontrollit në gjepat e tij janë gjetur mijëra euro. I dyshuari sipas policisë nuk kishte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre.

    “Pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (B.V.), i cili paraprakisht ishte arrestuar nga stacioni Policorë në Drenas nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, dyshohej edhe për kryerjen e një vepre tjetër penale\”, thuhet në njoftim.

    Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).

    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprën penale:

    • “Tregtia e ndaluar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

    Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 29.06.2023, i dyshuari i lartcekur është shoqëruar në zyrat e njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, me ç ‘rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe nga aty është konsultuar edhe Prokurori kompetent nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) për veprën penale “Dhunë në familje” me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), parat që i dyshuari posedonte me vete i janë sekuestruar përkohësisht, përderisa hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark