×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë, Prokuroria Speciale jep detaje

    Insajderi
    11 September 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person me inicialet A.K. është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me migrantë dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar me anë të një komunikate se i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot një (1) person me inicialet A.K”, thuhet në njoftim.

    “Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, nga neni 164 dhe veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( “KPRK”)”.

    Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark