×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një person për posedim të paautorizuar armës në Gjakovë

    Insajderi
    09 February 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është arrestuar në Gjakovë për posedim të paautorizuar të armës.

    “Sot Stacioni Policor në Gjakovë , ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës) në fshatin Bardhaniq-Gjakovës, mbi dyshimin se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar (pa leje). Gjatë kontrollit, në posedim të tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark