×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohet një person te Ambasada Amerikane në Berlin – thoshte se ka bombë

    Insajderi
    11 March 2016 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjerman 23 vjeçar po mbahet nën masën e arrestit, pasi rrejshëm ka deklaruar se ka me vete një bombë të vendosur në çantën e tij dhe se po përpiqej që ta çonte atë në Ambasadën Amerikane në Berlin, njoftoi sot policia.

    Incidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit, në kohën kur djali u largua nga dera e Ambasadës, e cila ndodhet në qendër të qytetit, në afërsi të Portës së Brandenburgut.

    Personeli i sigurisë i Ambasadës e kishte larguar të dyshuarin, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Jens Berger.

    Policia e ka identifikuar të riun si shtetas gjerman, por Ambasada Amerikane, përmes një deklarate, tha se i riu i është paraqitur personelit të sigurisë së Ambasadës me një pasaportë amerikane, duke thënë se dëshiron që ta zgjasë afatin e saj.

    Më pas, ai e kishte grushtuar rojen, kur ky i fundit i kishte thënë se ai duhej të shkonte në një lokacion tjetër për ripërtritjen e pasaportës, njofton ambasada.

    Në kohën kur ai po arrestohej nga policia, Berger tha se ai u kishte thënë atyre se kishte një bombë në çantën e tij, e cila ndodhej para hyrjes së ambasadës.

    Sipas Berger, “ka shumë indikacione që ai mund të ketë probleme psiqike”, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark