Insajderi
Lajme

Arrestohet një polic në Pejë për ngacmim seksual

Insajderi
25 October 2024 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një polic në Pejë për ngacmim seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një polic është arrestuar në Pejë të enjten, i dyshuar për ngacmim seksual.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë bërë të ditur se zyrtari policor është ndaluar mbrëmë, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës thekson angazhimin e tij për të ruajtur standardet e larta të integritetit në institucionet e sigurisë publike dhe do të vazhdojë me hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark