×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një serb në Jarinjë, gjendet armë dhe municion në shtëpinë e tij

    Insajderi
    01 October 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një serb në pikën kufitare në Jarinjë është arrestuar, teksa përgjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur armë e sasi municioni.

    Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, teksa ka shtuar se i dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ka ndodhur një arrestim në Jarinjë. Policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. I dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Hoxha në konferencën e përbashkët për media me ministrin Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark