Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani personi i arrestuar është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar në protestën e Zveçanit.
“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në veri të Mitrovicës. Personi është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka thënë Elshani.