×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një shtetas serb në Zveçan, ishte në kërkim nga INTERPOL-i

    Insajderi
    29 November 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nje shtetas i Serbisë është arrestuar dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

    Sipas policisë pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

    I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Zhetkovc, Zveçan  10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark