Insajderi
Lajme

Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi policin

Insajderi
30 May 2016 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një  person është arrestuar dje në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kryer sulm fizik ndaj një zyrtari policor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Si pasojë e sulmit, polici ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Siç njofton policia, personi i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast i sulmit ndaj një zyrtari policor është raportuar edhe të dielën./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark