Dje nga hetuesit policor të stacionit ‘Jugu’ në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën ‘grabitje’, që ka ndodhë në një market në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, me datën 20.11.2024.
Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.Sh., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.