
Viktimat në fjalë kanë lajmëruar policinë e Kosovës për kanosjen dhe në bashkëpunim më njësitet relevante ata kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.
Siç raporton policia, është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 9 persona në vend prej të cilëve 8 janë ende në mbajtje./Insajderi.com