×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet Safet Gjici, kjo është arsyeja

    Insajderi
    24 June 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar sot për korrupsion.

    Për Safet Gjicin kishte masë sigurie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion. Mbi Gjicin rëndon akuza korrupsion i të zgjedhurve në zgjedhje, raporton Top Channel.

    Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në zonën e vilave gjermane.

    Kujtojmë se Gjici u shkarkua nga detyra e kreut të bashkisë së Kukësit më 16 qershor nga Këshilli i Ministrave, pas një video skandali, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen nga detyra.

    Me anë të një statusi në Facebook, Gjici tha se kishte rënë pre e një kurthi, të “orkestruar” nga kundërshtarët e tij. Ai shtoi se me vajzën në video kishte marrëdhënie intime dhe se ndihej i  keq ardhur për tradhtinë ndaj njerëzve që i kishin besuar votën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark