×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet shtetasi turk në Kosovë, kërkohej nga INTERPOL-i

    Insajderi
    17 October 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një shtetas turk, A.P. i vitit të lindjes 1962, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga autoritetet turke.

    Ai është i dënuar me 14 vite burgim.

    “Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim”.

    “Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark