×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet shtetasja nga Shqipëria, e bëri për spital një polic pasi e gjobiti

    Insajderi
    09 October 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase nga Shqipëria, pasi e njëjta dyshohet të ketë sulmuar fizikisht dhe sharë zyrtarët policorë.

    Sipas njoftimit të PK-së, e gjithë kjo ndodhi në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pas gjobës për kundërvajtje që iu shqiptua të dyshuarës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 08.10.2023 – 05:50. Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark