Insajderi
Lajme

Arrestohet Visar Ymeri

Insajderi
12 April 2016 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën rreth orës 9 është arrestuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Vetëvendosje, e cila ka thënë se “si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë.”

“I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë”.

Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ymerit si dhe saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj.

Visar Ymeri së bashku me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi , deputetin Rehep Selimi dhe Besart Bujupin kanë një rast të hapur në gjykatë për një përleshje që kishte ndodhur para disa viteve me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark