×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    IPK jep detaje për arrestimin e policit në Gjakovë, dyshohet se ngacmoj seksualisht një të mitur

    Insajderi
    09 May 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditën e djeshme kanë arrestuar një polic në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

    Në komunikatën e lëshuar thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur me një të mitur.

    Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor

    Prishtinë/Gjakovë , 09 Maj 2024

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor (në Gjakovë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

    IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

    Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark