×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, këto janë detajet

    Insajderi
    22 November 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për lirimin e 50 grave dhe fëmijëve që u rrëmbyen dhe u mbajtën në Gaza, marrëveshje kjo potencialisht historike që do të përfshijë gjithashtu një pauzë katër-ditore në luftime, dërgimin e qindra kamionëve me ndihma dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestineze të mbajtur nga Izraeli.

    Marrëveshja vjen pas javësh presioni në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera mbi fatin e civilëve në Gaza, ku zyrtarët lokalë thonë se më shumë se 14,000 persona, përfshirë 5,000 fëmijë, janë vrarë në bombardimet ajrore dhe sulmet tokësore të Izraelit, raporton NBC News, përcjell Gazeta Insajderi.

    Marrëveshja u njoftua herët të mërkurën nga Katari, shteti që po ndërmjetëson marrëveshjen.

    Qeveria e Izraelit miratoi marrëveshjen herët të mërkurën. Hamasi, i cili kreu sulmin e 7 tetorit që Izraeli thotë se vrau rreth 1200 njerëz, konfirmoi marrëveshjen në një deklaratë.

    Pauza, koha e fillimit të së cilës ende nuk është shpallur, është caktuar të zgjasë katër ditë, tha një zyrtar izraelit.

    Marrëveshja përfshin edhe opsionin për të zgjatur pauzën në këmbim të 10 pengjeve të liruara në ditë, tha më tej zyrtari izraelit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark