×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrihet marrëveshja për heqjen e kryqit në Shkup

    Insajderi
    05 March 2016 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ju falënderojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira, Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, buzeli, Çairi, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, – deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    Mexhiti tha se ky veprim është ndërmarrë nga fakti se nesër është festë fetare e popullatës maqedonase, dhe pikërisht në këto hapësira do të lëvizin besimtarët ortodoks për të frekuentuar varrezat ortodokse.

    Duke mos dashur të jemi pjesë e incidenteve, tha Mexhiti, është marrë vendim që protesta të pushon dhe zgjidhja të kërkohet përmes frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe modelit të Badinterit, njofton Zhurnal.

    Ndryshe Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se sonte në një mbledhje urgjente në qeveri dy partitë VMRO dhe BDI kanë arritur marrëveshje të anulohet vendimi i komunës së Butelit për vendosjen e kryqit.

    OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark