Insajderi
Insporti

Arsenali prezanton fanellën e parë për sezonin 2024/25

Insajderi
16 May 2024 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsenali prezanton fanellën e parë për sezonin 2024/25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi anglez, Arsenali ka prezantuar fanellat e tyre si vendas për sezonin 2024/25, duke iu drejtuar skuadrave fituese të titullit të së kaluarës.

Kompania Adidas ka krijuar një ‘look të përjetshëm’ për skuadrën e Mikel Arteta sezonin e ardhshëm me ‘ngjyrat tradicionale të kuq dhe të bardhë me një shtesë të shkëlqyeshme marine’.

Për herë të parë që nga viti 1989/90, topi i famshëm shfaqet jashtë stemës së Arsenalit në një fanellë shtëpie.

Arsenali kishte fituar titullin atë sezon dhe ka nevojë për të gjithë frymëzimin nga legjendat e kaluara, pasi ata po kërkojnë të ringjallin dominimin e tyre në Angli.

Stema historike do të shfaqet gjithashtu në fanellat si mysafire dhe në fanellat e treta, duke përfshirë ekipin e femrave.

Pjesë e prezantimit të fanellave ishin yje si Bukayo Saka, Martin Odegaard, Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark