×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Arsyeja e habitshme pse njeriu humbet kujtesën

    Insajderi
    15 September 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sa herë na ka ndodhur të harrojmë ku i kemi lënë syzet, pa e kuptuar se i kemi në sy, apo telefonin pa e kuptuar që e kemi në dorë.

    Harresa të tilla periodike janë shumë stresuese në jetën e përditshëm dhe nuk kursejnë asnjë moshë. Humbja e kujtesës besohet rëndom se ndodh si pasojë e plakjes, por kjo nuk është domosdoshmërisht e tillë.

    Si ndikon gërrhitja tek humbja e kujtesës?

    Studimet kanë treguar se gërrhitja luan një rol të fortë tek humbja e kujtesës periodike.

    Njeriu që gërhet nuk bën gjumë të qetë dhe përballet me apnean e gjumit. Kjo e fundit shkakton ndërprerje të shpeshtë të frymëmarrjes gjatë natës.

    Një gjë e tillë pengon fazën REM ose e njohur ndryshe gjumi i thellë që është i dobishëm për funksionet e trurit dhe jo vetëm.

    Apnea e gjumit ka ndikim të drejtpërdrejtë tek një zonë e trurit që është përgjegjëse për kujtesën e detyrave të thjeshta siç janë: gjetja e rrugës, çelësave e të tjerë.

    Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kujtesën. Kur njeriu bën një gjumë të paqtë e të pandërprerë, truri akumulon kujtimet e ditës dhe i ruan ato në mënyrë efikase. Kjo është arsyeja përse nxënësit rekomandohet të flenë 10-12 orë përpara një provimi të rëndësishëm sepse do të kenë një kujtesë më të mirë të asaj që kanë studiuar.

    Ekspertët thonë se nëse gërrhisni dhe zgjoheni të lodhur e të plogësht nuk duhet ta anashkaloni dhe të përpiqeni të gjeni një zgjidhje.

    Çdo i rritur duhet të flejë nga 7 deri në 9 orë gjumë të pandërprerë çdo natë, as më pak e as më shumë.

    Gjumi i tepërt, e sidomos ai letargjik nxit shfaqjen e sëmundjeve të trurit siç është demenca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark