×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Arsyeja e vërtetë pse aeroplanët kanë dritare – dhe nuk është ajo që mendoni

    Insajderi
    26 August 2022 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekspertët kanë zbuluar pse aeroplanët me të vërtetë kanë dritare në kabinë – dhe nuk është ashtu siç mendoni.

    Ndërsa pasagjerët shpesh rezervojnë ulësen e dritares për të pasur pamjet më të mira gjatë ngritjes dhe uljes, shumë mund të kenë menduar se dritaret nevojiten për arsye sigurie.

    Kjo për shkak se ekuipazhi i fluturimit zbuloi kohët e fundit se roletat e dritareve duhet të mbahen të hapura në rast emergjence .

    Ndërsa kjo është sigurisht e dobishme, të kesh dritare është thjesht për mirëqenien e pasagjerëve – dhe nuk i shërben asnjë qëllimi aktual.

    Inxhinieri i softuerit Shaunak Bhattacharjeee shpjegoi në Quora: “Aeroplanët nuk janë projektuar duke ruajtur luksin ose komoditetin e pasagjerëve, por sigurinë e tyre.

    Qëllimi kryesor i të pasurit dritare brenda një aeroplani është thjesht të mos i bëjë pasagjerët të ndihen klaustrofobik. Përndryshe, ato nuk shërbejnë për asnjë qëllim, por kërkojnë më shumë teknologji dhe para për t’i ndërtuar ato”. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark