×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arsyetimi banal i kryediplomates Gërvalla pse i fshehën shpenzimet e Prindon Sadriut

    Insajderi
    26 July 2022 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryediplomatja Donika Gërvalla është deklaruar për herë të parë rreth fshehjes së shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, të cilat i ka kërkuar Gazeta Insajderi e për të cilat Agjencia për Privatësi i dënoi me gjobën 13 mijë euro.

    Ajo tha se publikimi i shpenzimeve të ish-shefit të Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, Prindon Sadriut, ka qenë i pamundur për ministrinë.

    Ajo po thotë se MPJ-ja ka mungesë të kapaciteteve për trajtimin e rasteve të shpenzimeve të secilit mision “veç e veç”

    Ani pse u ankua se MPJ nuk ka staf për t`i ndare shpenzimet veç e veç Gërvalla dha një deklaratë tjetër se shpenzimet do të publikohen si të plotë, në një periudhë afat-shkurtër kohore.

    “Ne kemi pasur një kërkesë. Ministria e Punëve të Jashtme, shpenzimet e misioneve i ka si shpenzime të misioneve, nuk janë të ndara individualisht. Nuk kemi kapacitetin sa i përket personelit momentalisht, prandaj edhe reforma në këtë institucion është edhe më e nevojshme. Shpenzimet nuk mund t’i ndajmë veç e veç”, tha ajo.

    “Unë mendoj që është diçka logjike dhe e thjeshtë: nuk kemi asnjë lloj interesimi që të mbajmë fshehur shpenzimet e askujt”, tha ajo.

    “Shpenzimet sa i përket misionit janë në dispozicion. Nuk ka asnjë… Vendimi nga ana e sekretarit është marrë kohë më parë që të përgatiten shpenzimet, duke filluar nga shpenzimet e kabinetit me qëllim që të sigurojmë një transparencë. Jemi në aspektin e realizimit teknik. Vendimi politik është marrë për publikimin e tyre”, tha kryediplomatja.

    “Janë shpenzime të arsyeshme dhe paranë publike jo që vetëm nuk e shpërdërojmë, por e menaxhojmë me shumë kujdes dhe me shumë fanatizëm”, shtoi ajo.

    Gazeta Insajderi raportoi të premten se me 13 mijë euro gjobë është dënuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pasi që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, që është edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit.

    MPJ me taksa të qytetarëve kosovarë paguante derivatet për udhëtimin e Sadrit nga Kosova në Maqedoni aty ku shërbente si zëvendësshef i misionit.

    Por për këto shpenzime ky insitucion nuk i ofroi të dhëna Gazetës anipse ka mbi 4 muaj që kur i janë kërkuar ato, e që ligji i obligon t`i bëjnë publike. AIP e gjobiti MPJ-në që drejtohet nga Donika Gërvalla, me 13 mijë euro të cilën duhet ta paguaj brenda 30 ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark