×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arsyetimi skandaloz për kthimin në punë të Iljasa Fazliut: Abuzimi nuk ndodhi në QKUK

    Insajderi
    20 January 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Disiplinor i QKUK-së ia hapi dyert logopedit Iljasa Fazliu për rikthim në punë, në Klinikën e ORL-së. Bazuar në vendimin e Këshilli Gjyqësor që Fazliu nuk ka dënim të formës së prerë dhe bazuar në vërtetimin që abuzimi nuk është kryer në QKUK, ka bërë që logopedi të kthehet në punë përsëri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

    Hapi i parë që i dha të drejtë Fazliut të kthehet në punë në spitalin e shtetit ishte një vendim i lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

    Ndonëse, ndaj tij ende vazhdon një proces Gjyqësor. Rasti ka rreth dy muaj që është raportuar nga Gazeta Insajderi.

    “Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Insajderin.

    Hapi i dytë që e bëri edhe më të lehtë procedurën e kthimit në punë ishte procesi i rilicencimit, pasi Iljasa Fazliu nuk kishte licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    Në QKUK nuk mund të veprosh si logoped pa qenë anëtar i Odës së Infermierëve dhe të kesh licencë nën vulën e tyre.

    Një vërtetim i Komisionit Diciplinor i kishte mundësuar logopedit që të anëtarësohej në Odën e Infermierëve dhe të vazhdonte rilincencimin, në mënyrë që të riniste përsëri punën në QKUK.

    Ky vërtetim i jepte të drejtën e rikthimit në punë Fazliut, ku thuhet se abuzimi nuk kishte ndodhur brenda hapësirave të QKUK-së.

    Mbi këtë vërtetim të lëshuar nga komisioni disiplinor i QKUK-së, OIK anëtarësoi Fazliun dhe nisi procedurat e rilicencimit.

    Kështu tha për Gazetën Insajderi, kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj.

    Rrustemaj shtoi se Fazliu ka të drejtë punë përderisa është në procedurë të licencimit.

    “Ai nuk ka qenë anëtar i Odës më herët dhe as nuk ka pasur licencë nga ne, por nga MSH-ja. Tash është bërë anëtarësimi dhe po vazhdon procedura e licencimit. Ai e ka marrë një vërtetim nga komisioni disiplinorë i QKUK-së që ai nuk e ka bërë veprën në QKUK, në vendin ku punonte dhe ka të drejtë të kthehet në vendin e punës. Mbi bazën e këtij vërtetimi është bërë anëtarë i Odës dhe tash është në procedurë të licencimit. Të drejtë të punës ka derisa është në rilicencim”, tha Rrustemaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark