×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Art Motion, sponsor i Superligës së Kosovës në basketboll

    Insajderi
    14 September 2021 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të martën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe platforma Art Motion kanë mbajtur konferencë për media, ku është zyrtarizuar sponsori i Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ri.

    Në edicionin e ri, që fillon sonte me ndeshjen Drita-Sigal Prishtina, elita e basketbollit do të emërohet Art Motion Superliga.

    Të dyja palët janë shprehura të lumtura për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare. Në fakt, Art Motion, është partner medial i FBK-së dhe përkrahëse e basketbollit të Kosovës ndër vite.

    Alaudin Hamiti, Drejtor i platformës televizive në ARTMOTION, ka thënë se janë shumë të kënaqur që po vazhdojnë bashkëpunimin me FBK-në. Hamiti shtoi se Art Motion do të përkrahë basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje dëshmon partnertin e mirë mes dy palëve.

    Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shumë i lumtur për zyrtarizimin e marrëveshjes. Arben Fetahu ka thënë se platforma Art Motion ka përkrahur vazhdimisht basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje sa vërteton bashkëpunimin e mirë mes FBK-së dhe Art Motion.

    Tutje Fetahu, ka shtuar se në edicionin e ri, të gjitha ndeshjet e elitës do të zhvillohen me LED Reklama dhe pritet një edicion mjaft interesant, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe përforcimeve që kanë bërë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark