×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arta Elezaj feston ditëlindjen në Ibiza, Arta Nitaj e befason që në orët e hershme

    Insajderi
    14 June 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj.

    Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

    Kjo ditëlindje e gjeti bukuroshen nga Klina në Ibiza të Spanjës, ku po shijon disa ditë të mira pushimi bashkë me shoqen e saj të ngushtë, modelen tjetër po prapë të njohur Arta Nitaj.

    Arta Elezaj në Ibiza (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)

    Bukuroshja nga Peja u kujdes që qysh në orët e hershme të datës 14 t’i bëjë një urim të përzemërt mikeshës së saj.

    Fillimisht ajo publikoi një video të Elezajt, ku shihej mjaft atraktive në një paraqitje nga Ibiza, e veshur me një fustan të zi me prerje, i cili tregonte mjaft mirë linjat e saj të trupit.

    Arta Elezaj në Ibiza (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)

    “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ishin fjalët që Nitaj i kishte shkruar shoqes së saj në ëmbëlsirën e bërë dhuratë për ditëlindje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark