×
  • Lajme
  • Lajme

    Arta Gubetimi-Ymeri: LDK e meriton plotësisht fitoren në Vushtrri

    Insajderi
    13 October 2021 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arta Gubetini-Ymeri është kandidate për asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë. Ajo për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti garon në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka numrin 16 në këtë listë.


    Znj. Arta Gubetini-Ymeri ka përgatitje universitare dhe përvojë institucionale dhe i njeh mirë aspektet organizative lidhur me punët në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.


    Ajo gjatë fushatës elektorale mbajti takim me banoret e lagjes së Nadakocit, afër qytetit të Vushtrrisë, nga të cilët e kerkojë mandatin e dytë për Asamble Komunale në Vushtrri. Znj. Arta Gubetini-Ymeri u mirëpritë nga qytetarët e kësaj lagje, nga të cilët mori përkrahje të fuqishme. Ajo ishte ndër gratë më të votuara në zgjedhjet e kaluara. Në prani të qytetarëve dhe bashkëvendasve, ajo premtoi përkushtim dhe angazhim edhe më të madh në mandatin e ri që ata do të mund t’ia japin.

    Ndër të tjera, znj. Arta Gubetini-Ymeri u shpreh se “është tejet falenderuese për besimin që ia kanë dhënë gjatë mandatit të kaluar dhe do të ishte jashtëzakonisht mirënjohëse nëse do t’ia besonin edhe një mandat të ri në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë. Znj. Arta Gubetini-Ymeri shtoi se vullneti dhe dëshira e qytetarëve për përmirësime dhe zhvillim të vendit ku ata jetojnë, e ka nxitur që të merret me politikë dhe të angazhohet edhe në këto zgjedhje, duke qenë pjesë e një partie shtetformuese, si Lidhja Demokratike e Kosovës, që është partia e parë demokratike në rajonin ballkanik.

    Në këtë takim znj. Gubetini-Ymeri ishte pranë kryetarit aktual të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, i cili garon për një mandat të dytë si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që sipas të dhënave dhe sondazheve të fundit do ta marrë sërish, madje edhe pa balotazh.

    Znj. Gubetini-Ymeri tha se “kryetari Tahiri ka bërë punë të mëdha për komunën tonë, duke ia lehtësuar jetën qytetarit vushtrrias. Andaj, ai dhe ne, si ekip i tij, e meritojmë plotësisht fitoren e sërishme në Vushtrri.”, përfundoi znj. Gubetini-Ymeri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark