×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Artan Zymberaj po vuante nga një sëmundje që kur ra në burg, refuzonte terapinë- detaje nga raporti

    Insajderi
    07 December 2022 - 15:03

    Gazeta Insajderit përmes bashkëpunimit me kolegë gazetarë në Serbi ka arritur që të marrë përgjigje nga burgu “Sremska Mitrovica”. Në versionin e këtij instituti të korrektimit, thuhet se Artan Zymberaj po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge dhe se që kur përfundoi në burg po trajtohej për një sëmundje. Thonë se ka refuzuar terapinë.

    Gazeta Insajderi

    Një kosovar me nënshtetësi norvegjeze, Artan Zymberaj vdiq në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi. Familjarët e tij kanë ngritur dyshime se ai është vrarë, madje ata nuk e besojnë as raportin e autopsisë që ka kryer shteti serb se gjoja ai vdiq nga helmimi në lukth. Po kërkojnë autopsi tjetër në Norvegji.

    Por, cili është versioni i institucionit ku ai po vuante dënimin?

    Gazeta Insajderit përmes bashkëpunimit me kolegë gazetarë në Serbi ka arritur që të marrë përgjigje nga burgu “Sremska Mitrovica”. Aty thuhet se ai që kur arriti në burg po vuante nga një sëmundje, por për shkak të privatësisë nuk e kanë zbuluar natyrën e sëmundjes.

    Artan Zymberi ka pasur mbrojtje të plotë mjekësore që në ditën e parë të mbërritjes në paraburgimin e këtij institucioni. Në ditën e parë të mbërritjes në paraburgim, në pritjen e personit është kryer menjëherë një ekzaminim, ku personi ka dhënë informacion të historisë së sëmundjes për të cilën ishte trajtuar, por për shkak të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kujdesit shëndetësor nuk mund të tregojmë më shumë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Me të mbërritur në paraburgim, i dënuari Zumberi Artan nuk kishte me vete asnjë dokumentacion mjekësor. Që nga ajo ditë, ky person është paraqitur disa herë për ekzaminim, ku është ekzaminuar siç duhet nga mjeku i institutit dhe në bazë të gjendjes aktuale, personi ka marrë terapinë adekuate”, thuhet tutje në përgjigje për Insajderin.

    Sipas tyre, Zymberi “ka pasur kujdes të plotë shëndetësor gjatë dënimit me burg dhe këtë e dëshmon edhe fakti se sipas mjekut të burgut është referuar në institucionin shëndetësor ombrellë të Administratës së Ekzekutimit të Sanksioneve Penale. – Spitali Special i Burgut në Beograd, ku i është vendosur për trajtim herën e parë nga data 07.04.2022 deri më 18.05.2022. Ai është referuar sërish në Spitalin Special të Burgut të Beogradit më 28 korrik 2022, pasi ka refuzuar terapinë dhe ushqimin, gjë që e ka bërë në disa raste që nga shkurti i këtij viti”, thuhet në përgjigje.

    Sipas tyre Artan Zymberi ka qëndruar në Spitalin Special të Burgut në Beograd deri më 17 shtator 2022 dhe pas daljes nga ky spital, ai është kthyer sërish në qendrën e paraburgimit në “Sremska Mitrovica” me propozim për terapi dhe trajtim të mëtutjeshëm, “gjë që ky i dënuar me vendosmëri e ka refuzuar”.

    Me të dënuarin është diskutuar disa herë se duke refuzuar terapinë po rrezikonte qëllimisht shëndetin e tij”, bëhet me dije në përgjigjen për Insajderin dhe tutje thuhet se burgu ku ai po vuante dënimin gjatë vitit 2022 ka organizuar edhe ekzaminime të rregullta të të dënuarit Zymberi nga mjekët specialistë të Spitalit të Përgjithshëm në “Sremska Mitrovica:, me monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga mjekët e burgut në njësinë tonë spitalore.

    Institucioni korrektues në “Sremska Mitrovica” thotë tutje se përfaqësuesin e tij ligjor dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, shtetas i së cilës ai ishte, janë njoftuar për vdekjen e Zymberajt të njëjtën ditë, më 27 nëntor 2022.

    Avokati i është përgjigjur institutit se do të njoftojë familjen e Aryan Zymberit se ai ka ndërruar jetë dhe me atë rast ka njoftuar institutin se familja do të marrë trupin e të ndjerit”, thuhet në përgjigje.

    Më datë 27.11.2022, në orën 07:15, sipas kësaj përgjigje, mjeku i burgut e ka gjetur në shtrat Zymberajn pa parametra jetike kur e ka konstatuar edhe vdekjen.

    Institucioni penal korrektues në “Sremska Mitrovica”, konform procedurës ligjore, menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka kryer hetimin dhe për çdo gjë e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Novi Sad. Trupi i pajetë është dërguar në institut të njëjtën ditë”, thuhet në përgjigje.

    Sipas tyre, ecuria trajtimit të Zymberit ishte e dokumentuar në mënyrë të rregullt në këtë institucion si gjatë qëndrimit në paraburgim, ashtu edhe më vonë kur ai filloi të vuante dënimin me burg.

    Në ndërkohë, KPZ në “Sremska Mitrovica” ka marrë informacion nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Novi Sad se familja do ta marrë trupin e të ndjerit më 6 dhjetor 2022 dhe se raportin e autopsisë e kanë dorëzuar në Prokurorinë e Lartë Publike. Zyra në Sremska Mitrovicë”, thuhet në përgjigje.

    Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit i ka thënë Insajderit se “Obduksioni në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak te ithatit në lukth. Nuk i besojmë konstatimeve të  tyne. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark