×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Artistë nga Kosova dhe Shqipëria do ta intepretojnë veprën “Messa da Requiem” të Giuseppe Verdit

    Insajderi
    17 June 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë prezantojnë interpretimin premierë në Kosovë të veprës madhështore “Messa da Requiem” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi.

    Premiera e saj do të jepet sot, më datën 17 qershor, ora 20:00, në AMC Hall, që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, gjegjësisht në Mazgit.

    Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës (Dir. Kori Hajrullah Syla), Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit – Tiranë (Dir. Dritan Lumshi), Kori i Operës së Kosovës, Kori i fëmijëve “Okarina” (Dir. Elikona Hysaj – Shala) dhe Kori i Qendrës së Fëmijëve të Prishtinës (Dir. Diellza Sylejmani) me një kastë të dalluar solistësh si Daria Masiero – soprano (Itali), Ivana Hoxha – mexosoprano (Shqipëri), Klodjan Kaçani – tenor (Shqipëri dhe Davide Procaccini – bass (Itali) në drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa do të sjellin për publikun e Prishtinës një prej interpretimeve që do ngelin gjatë në kujtesën e publikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark