×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar

    Insajderi
    29 March 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për ritransmetim dhe distribucion në territorin e Kosovës, një marrëveshje që premton të thellojë në mënyrë të konsiderueshme gamën dhe mundësinë e opsioneve të argëtimit për shikuesit vet.

    Ky partneritet strategjik, që zgjat plot pesë vjet, nga viti 2024 deri në 2029, përfaqëson një moment kulminant mediatik në Kosovë.

    Nën kushtet e kësaj marrëveshje, abonentët e Artmotion, përveç ofertës së pasur të deritashme, do të kenë qasje në një varietet ngjarjesh sportive dhe kanale televizive që ofron paketa e DigitAlb. Këtu përfshihen ligat më të mira botërore si Premier League, Bundesliga, FA Cup dhe Liga Holandeze Eredivisie. 

    Gjithashtu, kanale televizive të njohura si Top Channel, RTV Klan dhe një gamë e gjerë filmash dhe dokumentarësh të DigitAlb tani do të jenë në dispozicion për audienca të Artmotion.

    Fenomeni i reality show, Big Brother VIP 3, gjithashtu është pjesë e kësaj pakete.

    Bashkëpunimi me DigitAlb e ngrit Artmotion në statusin e platformës bindshëm më të pasur televizive në Kosovë. Përveç gamës ekzistuese të kanaleve dhe mbulimit të ngjarjeve sportive – që përfshin Champions League, Europa League, Conference League, Serie A, La Liga, Ligue 1, NBA dhe Euro 2024 etj. – Artmotion tashmë ka arritur standardet më të larta të argëtimit në rajon, me mbi 300 kanale televizive që ofron.

    Ky partneritet i shumëpritur Kosovë – Shqipëri, nëpërmjet të Art Motion dhe DigitAlb, jo vetëm që shënon një hap të madh përpara, por gjithashtu vendos një standard të ri për cilësinë dhe varietetin në industrinë televizive, duke ofruar një përvojë të pazëvendësueshme për abonentët.

    Për më shumë informata dhe ofertat aktuale, vizitoni pikat e shitjes Artmotion apo thirrni në 080020500.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    09 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark