×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “As Brukseli, Uashingtoni e as Prishtina nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit”

    Insajderi
    06 March 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Asociacioni sot është diçka që nuk mund ta refuzojnë sot as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina, dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes.

    Ajo tha në TV Happy se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen, duke theksuar se sot “as Brukseli, as Uashingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni”.

    “Është aftësi politike e Aleksandër Vuçiqit, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Bërnabiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark