Insajderi
Insporti

As KOK-u nuk i bindet deklaratës së FFK-së, kërkon sqarime nga UEFA për heqjen e flamurit të Kosovës në Beograd

Insajderi
04 April 2025 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
As KOK-u nuk i bindet deklaratës së FFK-së, kërkon sqarime nga UEFA për heqjen e flamurit të Kosovës në Beograd
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sikurse Ministria e Sportit, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës nuk e merr parasysh deklaratën e FFK-së, e cila dje tha se simbolet e Kosovës nuk u hoqën në Beograd nga Kongresi i UEFA-s.

Institucioni më i lartë sportiv thotë se ato u hoqën dhe përfunduan në duart e huliganëve serbë për t’u djegur pastaj, për çka KOK kërkon sqarime nga UEFA.

Reagimi i plotë i Komitetit Olimpik të Kosovës:

Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës nga ambientet e Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd të Serbisë.

Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi.

Ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, por edhe ndaj vlerave themelore të sportit: respektit, barazisë dhe përfshirjes.

KOK kërkon sqarime nga organizatori i Kongresit, në këtë rast UEFA, për heqjen dhe djegien e flamurit, e njëkohësisht kërkojmë marrjen e masave të mikpritësit të këtij Kongresi, i cili sipas pamjeve të publikuara edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit.

Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark