×
  • Lajme
  • Insajderi

    As rrahja nga ekstremistët e dyshuar nuk e ndali xhumanë, Insajderi raporton nga xhamia e Lupçit

    Insajderi
    22 July 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha dyshohet se u rrah mbrëmë nga tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

    Por ky rast nuk i ka ndaluar besimtarët mysliman të asaj ane ta falin edhe sot xhumanë.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamje nga xhamia e Lupçit derisa qytetarët shihen duke u falur e dalë nga xhamia.

    Por si ndodhi krejt rasti?

    Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit u rrahë mbrëmë teksa rasti në polici u raportua rreth orës 22:00.

    Burime të Insajderit thanë se tre vëllezërit, Atdhe, Behar e Shkodran Murturi ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si ekstremistë fetarë.

    Po të njëjtat burime thonë se Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.

    Gjendjen shëndetësore sipas burimeve të Insajderit imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije.

    Imami ka lëndime në kokë dhe në dorën e djathtë ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta, fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.

    Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për Insajderin.

    Imami Zeqiri i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk ishin ndërmarr hapa.

    Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, teksa asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.

    Imami është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare. Aty sot u vizitua edhe nga kryetari i BIK-ut në Llap, Mensur Hoti e cili për Insajderi konfirmoi se gjendje e tij është mjaftë e rëndë.

    “Gjendja e imamit ishte e tmerrshme, ishte shqetësues, gjendje shumë e rëndë, lëndime kishte në të gjitha pjesët e kokës, kishte pasur gjakderdhje, thyerje, qepje. Po ishte në vetëdije por nuk ishte në gjendje të flas”, tha Hoti për Insajderin.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe policia dhe të njëjtit thanë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

    Ndërkaq, konfirmohet edhe arrestimi i tre personave dhe se të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

    “Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkull 27vjeç 2.A.M, mashkull 28vjeç dhe 3. Sh.M mashkull 25vjeç,”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti për Insajderin.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark