×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘Ka pasur ankesa prej hoxhës për tre sulmuesit’ -Mensur Hoti nga BIK në Llap flet për Insajderin

    Insajderi
    22 July 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur brutalisht mbrëmë nga tre vëllezër. Gazeta Insajderi mëson se personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi. BIK-u në Llap thanë për Insajderin se ka pasur ankesa prej hoxhës për tre sulmuesit.

    Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

    Për Gazetën Insajderi ka folur edhe kryetarit i Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti, i cili tha se imami ishte ankuar për personat në fjalë dhe se këshilli i BIK në Llap i kishte njoftuar organet e rendit.

    Sipas, krytarti të BIK-ut ky rast eshte mjafte shqetesuese.

    “Na si këshill jemi të shqetësuar me këtë çështje, për polic janë të njohur të dyshuarit që tashmë janë arrestuar. Kemi pasur dyshime për të njëjtit sepse ka pasur ankesa prej hoxhës, ne i kemi lajmëruar organet e rendit”, tha Hoti për Insajderi.

    Tutje, Hoti tregoi se Këshilli i BIK do të mblidhet në ora 15:00 dhe do të dal me një njoftim për rastin.

    “Në orën 15:00 do te mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe pastaj dalim me një deklarate. Ne tashme jemi duke shkuar që ta vizitojmë hoxhën”, tha Hoti për Insajderi.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe policia dhe të njëjtit thanë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

    “Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkull 27vjeç 2.A.M, mashkull 28vjeç  dhe 3. Sh.M mashkull 25vjeç,”, thuhet në përgjigjien e zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti për Insajderin.

    Ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark