×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Asambleisti i PDK-së: Nuk jam arrestuar sot, rasti është mbyllur para disa muajsh

    Insajderi
    23 February 2023 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në media u raportua se është arrestuar asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Rahovecit, Armir Vuçitërna për mosdeklarimin e pasurisë. Por, asamblisti në fjalë ka mohuar për Gazetën Insajderin një gjë të tillë.

    Armir Vuçitërna në një përgjigje për Insajderin tha se nuk është arrestuar sot dhe se rasti është mbyllur para disa muajsh.

    Nuk jam arrestuar sot dhe se ky rast ka ndodhur para disa muajsh dhe tashmë është mbyllur“, tha ai.

    Teksa ka sqaruar se ishte intervistuar nga Gjykata para disa muajsh.

    Rasti ka ndodhur para disa muajsh ku jam intervistuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë për shkak se kam qenë në vonesë të deklarimit të pasurisë vetëm një ditë pas afatit“, theksoi Vuçitërna.

    Sot në media është raportuar se Gjykata Themelore në Gjakovë kishte lëshuar urdhër arrest, në bazë të të cilit, Vuçitërna thuhej se ishte arrestuaar sot, në orët e mëngjesit.

    Sipas raportimeve ai u arrestua dhe u shoqërua sot në degën e Gjykatës në Rahovec, ku dënimi me burg i është zëvendësuar me gjobë.

    Vuçitërna u tha ka bërë pagesën e gjobës dhe më pas është liruar nga Gjykata.

    Por, arrestimin e tij e ka mohuar vetë Vuçitërna.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark