Insajderi
Lajme

Asamblisti i AAK’së në Prishtinë jep dorëheqje: Individë brenda partisë tentuan të më denigronin mua dhe familjen time

Insajderi
04 August 2026 - 20:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asamblisti i AAK’së në Prishtinë jep dorëheqje: Individë brenda partisë tentuan të më denigronin mua dhe familjen time
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asamblisti i Aleancës në Komunën e Prishtinës, Endrit Gashi, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga partia.

Gashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ thotë se ky vendim vjen pasi, siç pretendon ai, individë brenda partisë që një kohë të gjatë orkestruan sulme dhe tentuan të denigronin figurën e tij dhe familjes së tij, shkruan Insajderi.

“Ky vendim vjen si rezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë një periudhe të gjatë, të shoqëruara me sulme të orkestruara dhe, së fundmi, me publikime të porositura nga individë brenda partisë, me qëllim të denigrimit të figurës sime dhe të familjes sime”, ka thënë ai.

“Pavarësisht këtij vendimi dhe pavarësisht presioneve, betejën dhe angazhimin tim në Kuvendin Komunal të Prishtinës do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me të njëjtin përkushtim, integritet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë besuar votën e tyre”, përmbyllet shkrimi i Gashit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark