×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Asamblisti i VV-së e konfirmon përleshjen fizike – Lajmërohet nga stacioni policor

    Insajderi
    31 October 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi janë rrahur fizikisht mes vete, ky i fundit e konfirmoi në një deklaratë për Insajderin, madje tha se ndodhet në Polici.

    Asamblisti i VV-së, Artrit Mulliqi konfirmoi përleshjen fizike me Fetahun. Ai tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendet në stacionin policor.

    “Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.

    Siç mëson Gazeta Insajderi mosmarrëveshja mes dyshes ka ndodhur për shkak të emërimit të shefit të grupit parlamentar të LVV në Kuvend.

    Rasti ka nisur brenda mbledhjes së Kuvendit derisa ishte duke raportuar komandantit i Stacionit policor të Podujevës.

    Të kontaktuar nga Gazeta Insajderi, deri më tani policia nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark