×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Asamblisti i VV’së në Gjilan i vërsulet ta sulmojë asamblistin e LDK’së

    Insajderi
    25 April 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arianit Sadiku, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, dyshohet se iu është vërsulur për sulm fizik shefin e asamblistëve të LDK’së në Gjilan, Avdyl Aliu.

    Siç mëson Insajderi nga burime brenda Kuvendit, Sadiku është përfshirë në përleshje edhe me sigurimin e Kuvendit Komunal, pasi ky i fundit ka tentuar ta ndalë atë.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë kohës sa po mbahej seanca e Kuvendit Komunal në Gjilan, thotë ky burim.

    LDK’ja në Gjilan ka kërkuar që të ketë prezencë të mediave në seancën që po mbahej, gjë që ishte kundërshtuar nga partia që udhëheq me këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje.

    Shefi i asamblistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, ka thënë për Insajderin se asamblisti i VV’së, Arianit Sadiku, iu është vërsulur atij gjatë seancës që po mbahej.

    Aliu thotë për Insajderin se Sadiku e ka bërë këtë me marrëveshje, duke iu thënë asamblistëve të tjerë të partisë të tij “ta mbajnë kur tenton ta sulmojë atë”.

    “Sulmi është i atillë ndaj meje, i një anëtari të Kuvendit, por i atillë që i thotë dy-tre shokëve të vetë unë po vërsulna jo mbamëni. Sepse ndryshe çerpikun nuk ia lun, edhe mu s’ma ka lu as çerpikun. I kam thanë edhe jashtë, tash jemi vetë, a po don me u rreh? Sulmin e ka bë veç me u duk kishe po e sulmon dikë. Me marrëveshje me dy-tre shokë të vetë, tu ju thanë nalëmni”, ka deklaruar ai.

    Ai ka thënë tutje se para seancës, partia në pushtet ka ndërprerë internetin në Kuvend dhe mundësinë e kyçjes përmes ‘Youtube’, duke aluduar se ishin ardhur të përgatitur për këto veprime.

    Tutje, ka thënë se ka pasur edhe sulme verbale në drejtim të anëtarëve të tjerë të asamblesë komunale.

    “Në seancë janë ardhë të përgatitur, për arsye se fillimisht e kanë ndërpre internetin në Kuvend, përmes së cilit është i lidhur me MAPL-në që ata përcjellin ‘live’ seancat tona. Edhe mundësinë e kyçjes në ‘Youtube’. E kemi kuptu masanej që i kanë mbyllë këto mundësi dhe kanë ardhur të përgatitur. Kanë bë fyrje të ndryshme të anëtarëve të Kuvendit dhe vërsulje, tu e ditë që është terr informativ”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark