Sadije Krasniqi nga Malisheva është emri me i ri që i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Prezantimin e saj e bëri vet kreu i partisë, Albin Kurti i cili i uroj mirëseardhje dhe punë të mbarë Krasniqit.
Mes të tjerash, Kurti ka treguar se Krasniqi është asamblistë e komunës së Malishevës dhe kryetare e forumit të gruas së NISMA-s, nëndega Drenoc.
“Sadije Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, është anëtarësuar dje në VETËVENDOSJE!. Ajo është asambleiste e kësaj komune, ka qenë kryetare e forumit të gruas së NISMA-s, nëndega Drenoc, dhe nënkryetare e gruas së kësaj partie, dega Malishevë. Sadija ka perfunduar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtimin pemtari-vreshtari, dhe, Fakultetin Filozofik/Filologjik, drejtimin gjuhë dhe letërsi angleze. Bashkë me kandidatët tanë nga Malisheva, Jetmira Vrenezin e Gani Krasniqin, Sadijes i uruam mirëseardhje dhe punë të mbarë në grupin e asambleistëve të Lëvizjes”, ka shkruar Kurti në Facebook./Insajderi.org