Senzacioni në radhët e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani nuk pushon së shprehuri dashurinë e tij për fanellën kuq e zi, si brenda edhe jashtë fushës.
Ai është bërë një nga shtyllat kryesore në Kombëtaren Shqiptare të futbollit, nën urdhrat e trajneri brazilian Silvinjo duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse në fushë të shoqëruara me gola spektakolar.
Reagimet e e tij në rrjetet sociale janë të shumta, derisa shfaq hapur dashurinë e madhe për vendin e tij.
Së fundi, ai ka postuar një fotografi në Facebook me një palë këpucë futbolli me ngjyrat kuq e zi dhe me mbishkrimin “7 jetë shqiptar”.
“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar”, ka shkruar Asani.