Superiorja, në fakt, është kthyer në një treg të preferuar për klubet e ligës së dytë turke.
Momentalisht po gjuhet për lojtarë me parametra zero dhe abcnews.al mëson edhe klubin që po tenton të joshë sulmuesin Jasir Asani. Djaloshi nga Shkupi, autor i 9 golave këtë sezon, ka disa oferta.
Keçiorengucu është klubi që kërkon të përforcohet në sulm dhe Jasir Asani është objektivi i tyre.
Përfaqësues të klubit turk e kanë ndjekur anësorin e Partizanit gjatë ndeshjeve të Superiores, madje edhe nga stadiumi.
Asani, duke qenë lojtar i lirë, ka në dorë të zgjedhë klubin e ri dhe të përzgjedhë ofertat. Keciorengucu vjet e mbylli në vendin e shtatë, shumë pranë zonës “play-off”.