×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Asgjësim i pasurisë”, a po akuzohet Hajdar Beqa për dëmtimin e syzeve të Hekuran Muratit?

    Insajderi
    30 October 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besnik Bislimit, Mergim Lushtakut, Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm”. Megjithatë, Beqa po akuzohet edhe për veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, lidhur me përleshjen fizike në seancën plenare të 13 korrikut të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas aktakuzës, Bilsimi, Lushtaku dhe Haxhiu ngarkohen për veprën penale “Sulmi, ndërsa Beqa gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Përgjatë dhunës në Kuvend, ishte Beqa ai që sulmoi dhe ia dëmtoi syzet ministrit të Financave, Hekuran Murati. Megjithatë, nuk dihet se a është kjo arsyeja për të cilën po akuzohet.

    Prokuroria përmes komunikatës bën të ditur po ashtu se për deputetin Haxhiu ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. /Insajderi.org/

    FOTO: Momenti kur Beqa kishte dëmtuar syzet e Muratit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark